Një edukatore, një mësuese dhe sanitare e Kopshtit Qendër në qytetin e Delvinës janë diagnostikuar pozitive me Covid-19.
Burimet bëjnë me dije se ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë kontaktuar të infektuarit.
Ndërkohë ka nisur dezinfektimi i mjediseve shkollore.
Nga zyra arsimore është kryer zëvendësimi i mësueses, edukatores dhe sanitares, ndërsa vazhdon kryerja e tamponëve tek të dyshuarit.