Një ekip ndërkombëtar me shkencëtarë do të nisë një hetim për mundësinë që koronavirusi i ri të ketë dalë nga një laborator, shkruan Daily Mail. Ekipi është pjesë e komisionit ‘Lancet’ dhe thotë se ka qëllim primar që të zbulojë origjinën e vërtetë të koronavirusit.
Zërat që thonë se virusi ka dalë nga një laborator në Kinë janë shtuar.
Një virologe kineze, e cila ka punuar për një kohë të gjatë në Universitetin e Hong Kongut, dhe që ka studiuar koronavirusin e ri që prej fundit të vitit 2019, ka konfirmuar me një deklaratë atë që kanë besuar shumë njerëz prej kohësh.
Doktoresha Li-Meng Yan dhe tre shkencëtarë të tjerë kanë prezantuar një punim shkencor që supozohet se tregon se si është prodhuar virusi.
6 faqe në anglisht. Dhjetëra terma teknikë. Vështirë që të kuptohen nga shumica e njerëzve.
Shkencëtarët e kanë ngarkuar dokumentin e tyre në një faqe online për kërkime shkencore.
Titulli është: “Tipare të pazakonta të gjenomit të SARS-CoV-2 tregojnë një modifikim të sofistikuar laboratorik- sesa një zhvillim natyral”.
Në një përmbledhje të shkurtër në faqen e parë, shkencëtarët shkruajnë se ata ofrojnë prova se SARS-CoV është një produkt laboratorik. Sipas tyre, ai është prodhuar duke përdorur dy viruse lakuriqësh, ZC45 dhe ZXC21. Prodhimi i këtyre viruseve është i lehtë dhe kërkon rreth gjashtë muaj punë.
Më tej thuhet se koronavirusi i ri ndryshon ndjeshëm nga viruset respiratorë dhe zoonotikë: sulmon disa organe, duket asimptomatik për një periudhë të gjatë kohe, transferohet lehtësisht dhe është thellësisht fatal për pacientët me rrezik të lartë.
Përveç kësaj, shkencëtarët shkruajnë se janë publikuar qëllimisht të dhëna false shkencore për të mashtruar botën.
Një goditje e rëndë për Kinën.
Doktoresha kineze u arratis nga Hong Kongu për në SHBA në prill të këtij viti, nga frika e krahut të gjatë të regjimit kinez.
Ajo akuzon lidershipin në Pekin se e dinin për transmetimin mes njerëzve të virusit, por e kanë mbajtur të fshehtë.
Virologia tha se ka informuar shefin e saj për këtë koronavirus, por ai i kishte thënë që të mbyllte gojën dhe të bënte kujdes.