Një dëshmi tronditëse në kufijtë e të pabesueshmes është siguruar nga Faxweb.al, ku një punonjës i policisë, i cili është i vendosur në gardhin e spitalin Infektiv ka pranuar se shumë prej pacientëve që humbasin jetën mbahen disa ditë në morg.
Duke komunikuar me familjarë të personave të shtruar punonjësi i policisë shprehet se mjekët i seleksionojnë pacientët që në momentin kur iu hapin kartelën e shtrimit.
Ka pasur raste sipas tij, që familjarët vijojnë që të sjellin ushqime në spital, edhe pse pacientët mund të kenë ndërruar jetë prej ditësh, dhe lajmi nuk i është bërë i ditur nga ana e mjekëve.
‘Për dhjetë minuta fiuu (fishkëllen), unë skam parë që të dalin të gjallë, pse me rrejt, ka pasur raste që i kanë nxjerrë nga 10, s’ka pasur as vend morgu ku me i çu. Më mirë le të vdes te shtëpia se e sheh, shpresa vdes e fundit por ama…
Kishte katër ditë që dikush sillte ushqime këtu të afërmit e vetë, edhe pse kishte katër ditë që kishte vdekur në morg. Rrezik nuk i kanë treguar fare, që kur të mbush kartelën ai të pyet, kush je, nga je, a ke sëmundje shoqëruese, që atëherë ta heq kryqin ai, thotë do ikësh në krahun tjetër. Të them edhe një gjë tjetër unë, ku ka policë e ku ka ushtarakë, ti nuk zgjidh dot gjë, po pati gardh ti nuk zgjidh dot gjë’, shprehet punonjësi i Policisë.
Më se paku për rastin në fjalë do të duhet që të ketë një reagim nga ana e vetë spitalit, që ka zgjedhur të rrethojë me gardh oborrin, por që duket se përmes kësaj dëshmie vërtetohet shprehja e vjetër ‘ku ka zë nuk është pa gjë’. /Faxnews