Nafta tregtohet qëndrueshëm. Kompanitë në Gjirin e Meksikës po rifillojnë punën pas uraganit Sally. Bursa për datën 17 Shtator 2020

0

Nafta vazhdoi të tregtohet qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi u rrit ndjeshëm për dy sesione me radhë. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës, ndërsa prodhuesit në Gjirin e Meksikës po përgatiten të rifillojnë punën, pas Uraganit Sally. Nafta Brent e Londrës po tregtohet u mbyll rreth 42.43 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 4.2%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 39.4 dollarë për fuçi, pas rritjes me 4.9% një ditë më parë.

Çmimet po gjenden nën presion edhe nga të dhënat e publikuara në SHBA që treguan një rritje më të madhe se parashikimet të rezervave të karburanteve të distiluara, që përfshin diezelin dhe naftën për ngrohje. Rezervat e distiluara u rritën me 3.5 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, sipas të dhënave të Administratës për Informimin mbi Energjinë. Gjithashtu, kërkesa javore për naftë ra në 2.81 milionë fuçi në ditë, në rënie me 27.2% krahasuar me një vit më parë.

Kompanitë e Energjisë po rifillojë punën pas mbylljes disa ditore, si pasojë e uraganit Sally, që goditi Gjirin e Meksikës. Ndërkohë, investitorët janë në pritje edhe të takimit të OPEC dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, të cilët takohen ditën e sotme, për të diskutuar mbi gjendjen e tregut. Me shumë mundësi, OPEC+ nuk do të rekomandojë një ulje të mëtejshme të prodhimit, pavarësisht rënies së çmimeve në javët e fundit. Aktualisht, OPEC+ po zbaton marrëveshjen për uljen e prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, e cila do të jetë në fuqi deri në fund të vitit.

Bursa për datën 16 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA417.75+ 14.25
DIESEL333.75+ 14.25
BRENT42.43+ 1.51

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmEuropol: 40-vjeçari shqiptar drejtonte rrjetin nga Ekuadori, si e kontrollonte trafikun
Artikulli i radhësNapoli bindet për të shitur Koulibaly te PSG