Fati kthehet kundër, shorti i “play-off” nuk e fal Tiranën, më 1 tetor luan në transfertë

0
Tirana Shorti

Me Kukësin, Teutën dhe Laçin që u likuiduan në bllok nga turi i dytë në Europa League, Tirana mbetet ekipi i vetëm shqiptarë prezent në turneun e dytë më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër. Në Nion të Zvicrës, bardheblutë njohën rivalin e tyre në fazën “play-off”.

Tiranaaa

Goglat i rezervuan ekipit kryeqytetas ekipin e Young Boys, një nga dy rivalët më të vështirë të mundshëm pasi në të njëjtën vazo ishte dhe Dinamo Zagreb. Fati nuk përkëdheli këtë herë ekipin bardheblu i cili në këtë fazë katapultojë pa zbritur në fushë, me goglat që i dhuruan një biletë falas për në fazën “play-off”. Fati nuk desh gjithashtu që kjo sfidë të luhej në kryeqytet pasi do të zhvillohet në transefertë, në Zvicër. Me 1 tetor kampionët në fuqi do të provojnë gjithçka për gjithçka për të synuar fazën e grupeve në Europa League, fundja është një sfidë teke dhe zviceranët nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Artikulli i mëparshëm“Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura”, Bardhi: E paralajmëruam, kryeministri s’mund të fshihet më pas propagandës
Artikulli i radhës18 fluturime nga Rinasi për nesër (Destinacionet)