Për ta mbrojtur veten nga COVID-19, Dr Anthony Fauci prej kohësh ka deklaruar se po shmang përqafimet, shtrëngimin e duarve, mbajtjen e maskës si dhe vazhdimisht shmang udhëtimin me aeroplan, shkruan Time.
Ndërsa javën e kaluar, ai bërë të ditur edhe një hap tjetër për të ruajtur shëndetin, duke propozuar marrjen e suplementeve të vitaminës D.
“Nëse keni mungesë të vitaminës D, kjo ka ndikim në infeksion”, ka deklaruar kreu i Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, gjatë një interviste të postuar në Instagram gjatë javës së kaluar.
“Nuk e kam problem të rekomandoj – personalisht e praktikoj marrjen e suplementeve të vitaminës D”, ka shtuar ai.
Pretendimet se vitamina D mund të parandalojë apo trajtoj COVID-19, është e rëndësishme të potencohet se Fauci nuk ka folur për vitaminën D që ndihmon në veçanti kundër COVID-19.
Ai më shumë ka folur në përgjithësi për rëndësinë e vitaminës D që ruan sistemin tonë imunitar. Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin tonë muskular.
Në anën tjetër, Instituti Kombëtar për Shëndetësi ka bërë të ditur se nuk ka prova të mjaftueshme që të rekomandohet përdorimi i vitaminës D për të parandaluar apo trajtuar COVID-19, por gjithashtu nuk ka prova të mjaftueshme që ndalon rekomandimin e tyre.
Disa studime të kryera kanë dëshmuar se vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit respirator.