Si e “sfidoi” Suedia trendin global – duke mbajtur shkollat të hapura, megjithë rritjen e rasteve me coronavirus

0

Duke sfiduar trendin global, shkollat suedeze kanë qëndruar të hapura gjatë gjithë pandemisë edhe me raste relativisht të larta me COVID-19.

Sipas France24, ndryshe nga shumica e fëmijëve në të gjithë Evropën, studentëve suedezë nuk u është dashur të humbin asnjë ditë shkollë për shkak të coronavirusit.

Autoritetet e shëndetit publik të vendit morën vendimin për të mbajtur shkollat e hapura në fillim të shpërthimit dhe ata mbetën të lidhur me këtë edhe kur niveli i vdekjeve ishte dhjetë herë më i lartë se në fqinjët nordikë të Suedisë.

Madje, klasat kanë qenë të detyrueshme për të gjithë nxënësit deri në moshën 16 vjeç, pa maska të detyrueshme për fytyrën për nxënësit ose mësuesit.

“Unë mendoj se është mirë që ata të mos mbajnë maska për fytyrën”, ka thënë një nënë për FRANCE 24, ndërsa ajo i lë fëmijët e saj në shkollë.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ata të shkojnë në shkollë, përndryshe do të ishte shumë e vështirë për mua të punoja”, ka shtuar ajo.

Përveç ekspertëve shtetërorë, edhe mësuesit gjithashtu besojnë se është shumë e rëndësishme që shkollat të qëndrojnë të hapura, veçanërisht për nxënësit me aftësi të kufizuara. 

Artikulli i mëparshëmE moshuara goditet rëndë në Gjirokastër, dërgohet në spital
Artikulli i radhësNjë fermer shqiptar ndërron jetë prej stuhisë ‘Ianos’ në Greqi