Juventus dhe Paris Saint Germain janë në bisedime të avancuara për një shkëmbim të lojtarëve.
Fjala është për dy lojtarët që nuk kanë hapësira tek skuadrat përkatëse dhe duan të ndryshojnë ambient.
Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Mattia De Sciglio ka kërkuar largimin nga klubi, pasi dëshiron të gjejë ndonjë skuadër ku luan më shumë.
Ndërkohë gjermani Julian Draxler ka mbetur vetëm rezervist te parisienët dhe një vit para fundit të kontratës dëshiron të largohet.
Drejtuesit e dy skuadrave po bisedojnë për një shkëmbim të mundshëm, kokë më kokë pa pasur nevojë të shtojë ndonjëri klub para.
Në parim dy klubet janë pajtuar për këtë shkëmbim, por tani mbetet që përgjigjen përfundimtare ta japin futbollistët.
De Sciglio ishte shumë pranë transferimit te Roma ditë më parë, por në momentet e fundit kryeqytetasit italian vendosën ta mbanin holandezin Rick Karsdorp.