Kavajasi tregon si iu masakrua vëllai: Polici i tha autorit të ikte! Spitali e nxori me dëmtime të lehta, por atij s’i ndan freksioni

0
Dhunohet në lokal i moshuari me grushte, shkelma dhe thikë, pas denoncimit  i riu shpallet në kërkim -

Artur Çelmeta, vëllai i Besnik Çelmetës në një bisedë me Abcnews.al akuzoi spitalin e Kavajës dhe policinë për rastin e dhunimit tre ditë më parë. 

Ai u shpreh se gjendja e vëllait të tij nuk është e mirë, por spitali i Kavajës e ka nxjerrë shpejt duke aluduar dhe akuzuar për ndërhyrje për të mos rënduar pozitën e autorit. Gjithashtu, Artur Çelmeta thotë se sipas spitalit, vëllai i tij është qëlluar me kaçavidë duke fshehur faktin që Rizan Aliu e masakroi me thikë.

Vëllai më tha se shkova ti them atij legenit se po na bezdis. Nga vila e tij hidhte ujin që lante enët, etj, i kalonte pa kanalizime. Këto i binin vëllait tim. Shkoi dy tre herë, por ai është fodull. Madje ka ngacmuar vetë. Këtë herë shkoi dhe i tha si do e bëjmë, ai i ra në grushte, momentin që e kapi vëllai, ai nxori thikën dhe e qëlloi.

Vëllait tim nuk i ndan mirë freksioni. Gjendja e vëllait nuk është e mirë, por do të ketë futur ndonjë mik ai, që e ka nxjerrë doktori që të mos marrë raport. Raportin e ka marë me dëmtim të lehtë. Në spitalin e Kavajës e kanë nxjerrë që i ka rënë me kaçavidë, por aty duket thika. Nga koka është i dëmtuar, ka çarë edhe dorën. Unë akuzoj spitalin. Spitalin dhe policinë e Kavajës”.

Por përse vëllai i të plagosurit akuzon policinë e Kavajës? Artur Çelmeta thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja në lokalit e autorit, aty ka qenë i pranishëm një efektiv policie që i ka bërë me shenjë Rizan Aliut që të largohet.

Polic i Kavajës ka rastisur me atë përballë ku ndodhi ngjarja, ai ia ka bërë me shenjë, ka qenë ngjitur me policin. Polici ia ka bërë me shenjë që të ikë. Për këtë të garantoj. Jo të gjithë, por në policinë e shtetit ka disa kokrra legenësh që bashkëpunojnë me këta.

Ai nuk është larg është në shtëpinë e tij ose te komshiu, edhe unë po ti kem kompetencat me avokat me vete e gjej brenda orës. Vëllai është moshë e vjetër, dy herë ka qenë në spital, është 63-vjeç’ tha Artur Çelmeta.

Artikulli i mëparshëmPioli: Milani ka arritur një nivel të caktuar, privilegj të kemi presion
Artikulli i radhësRaportet sekrete, si janë përdorur bankat për të pastruar rreth 2 trilion dollarë të krimit të organizuar