Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili është dënuar me 12 vite burg si anëtar i një organizate të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur iu bë pritë poshtë shtëpisë së tij në Nea Smyrni në Athinë.
Policia e Nea Smyrni morën informacione në lidhje me shtëpinë ku fshihej 36-vjeçari shqiptar dhe menjëherë sapo ai doli nga shtëpia, ai u arrestua.
I riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.