Bayern Munich dhe Sevilla do të përballen këtë të enjte në kuadër të Superkupës së Evropës me tifozët që parashihen të jenë prezent.
Zyrtarë të shtëpisë së futbollit evropian duan të bëjnë një eksperiment në rikthimin e tifozëve nëpër stadiume, derisa testi i parë do të jetë në Superkupë.
Finalja mes gjermanëve dhe spanjollëve zhvillohet në Budapest me 14 mijë tifozë të pranishëm, ndërsa dy klubet do t’i kenë nga tre mijë përkrahës prezent.
Ministri i Shëndetësisë i Hungarisë, Ildiko Borbely ka thënë se ata janë të gatshëm që të bëjnë këtë testim, mirëpo tifozët do të vetëizolohen menjëherë për t’i shikuar rezultatet.
Që nga 1 shtatori, Hungaria ka ndaluar qytetarët gjermanë që të futen në vendin e tyre, mirëpo tifozët që kanë bileta për ndeshjen do të kenë një status special.
Gjermania tashmë ka filluar t’i rikthejë tifozët në stadiume, ndërsa takimi mes Bayernit dhe Sevillës do të jetë testues për garat si në Ligën e Kampionëve dhe ajo e Evropës.