Tifozët në Angli mund të mos rikthehen në stadiume deri në mars të vitit të ardhshëm

0

Tifozët anglezë mund të mos e shijojnë asnjë ndeshje në stadiume deri së paku në mars të vitit të ardhshëm shkaku i situatës së krijuar me coronavirus.

Në takimin e mbajtur të martës (sot) mes zyrtarëve të sporteve të ndryshme si, futboll, ragbi, kriket, Formula 1 dhe gara me kuaj, bënë të ditur se tifozët nuk do të jenë prezent as në këtë dimër.

Zyrtarë nga Departamenti i Kulturës, Mediave dhe Sportit u është thënë nga Oliver Doëden që t’i mbajnë tifozët nën kontroll në masat e caktuara nga qeveria.

“Ne besojmë se mungesa e tifozëve në stadiume dhe vendet e tjera ku zhvillohen sportet, shkakton dëme të mëdha në komunitetin dhe klubet tona”, ka thënë ai.

“Humbjet financiare janë të mëdha, mirëpo nuk mund t’i lejojmë tifozët të rikthehen së paku edhe për gjashtë muaj të tjerë dhe situatat duhet të mbahet nën kontroll në mënyrë që të mos shkaktojmë gjëra edhe më të vështira për t’u kontrolluar”.

“Ne ende nuk jemi në dijeni se sa shumë mund të shpërndahet virusi, andaj nuk mund të rrezikojmë që të lejojmë që të mblidhen turma në stadiume dhe vende të tjera”, ka shtuar më tej Dowden.

Disa ndeshje përgatitore për edicionin 2020/21 u lejuan që të kenë tifozë të pranishëm siç ishte ajo në mes të Brightonit dhe Chelseat, por që duket se gjërat nuk kanë shkuar siç ishin planifikuar.

Artikulli i mëparshëmPesë skuadrat ku mund të transferohet Suarezi nëse i dështon kalimi te Atletico
Artikulli i radhësZyrtare: Roma humb takimin ndaj Veronas në gabimin skandaloz me Diawaran