Putin dekreton urdhërin për indokrinimin e ushtrisë ruse me ideologji dhe propagandë politike

0

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar futjen e “punës ushtarako-politike” në Gardën Kombëtare të vendit, duke i hapur rrugë propagandës politike dhe ideologjike të stilit sovjetik brenda radhëve të saj.

Një dekret i nënshkruar nga Putin, më 21 shtator, nuk dha detaje shtesë rreth asaj se çfarë do të sillte praktika e re.

Kjo vjen pasi kreu i Gardës Kombëtare e njohur si Rosgvardia, Viktor Zolotov njoftoi planet për të filluar me “një institut ushtarako-politikë” brenda shërbimit ushtarak rus.

“Ne e shoqërojmë zhvillimin e mëtejshëm në mbështetje morale e psikologjike dhe të mbështetur nga komandanti i përgjithshëm për krijimin e organeve ushtarako-politike”, tha Zolotov gjatë një takimi të bordit të Gardës Kombëtare.

Garda Kombëtare, e formuar në vitin 2016 nga Ministria e Brendshme, nuk është pjesë e forcave të armatosura dhe i përgjigjet presidentit nën rolin e tij si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Zolotov, i cili mban gradën ushtarake të gjeneralit, është një anëtar i Këshillit të Sigurisë dhe është thellësisht besnik ndaj Putinit.

Masa e re është sinjali i fundit i një kthimi në indoktrinimin e trupave me ideologji dhe propagandë politike, një praktikë që filloi në vitin 1919 në Rusinë Sovjetike, por që përfundoi me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Po ashtu, në korrik të 2018-së, Putini dekretoi krijimin e një Drejtorie Ushtarako-Politike, brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtoria e përshkruan veten si e angazhuar në “propagandë dhe agjitacion ushtarako-politik”, “ruajtje e gjendjes morale dhe politike të ushtrisë” dhe “formimi i një personaliteti të bindur ideologjikisht të një ushtaraku”.

Andrei Kolesnikov, një bashkëpunëtor i vjetër dhe kryetar i programit të politikës së brendshme ruse në Carnegie Moscow Centre, ka sugjeruar që ligji i ndryshuar që zgjeron rolin e Gardës Kombëtare mund të shihet si një “përgatitje për revoltë” në Rusi.

“Përvoja Bjelloruse është marrë parasysh. Puna ushtarako-politike [nxitja e urrejtjes në policinë e protestave kundër protestuesve] do të fillojë në Rosgvardia”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar protestave të mëdha kundër presidentit Bjellorus, Aleksandar Lukashenko. /REL/

Artikulli i mëparshëmPak minuta shi përmbysin Lezhën, qyteti nën pushtetin e ujit
Artikulli i radhësOrganizatorët anulojnë dhënien e Çmimeve Nobel në Stokholm