Organizatorët anulojnë dhënien e Çmimeve Nobel në Stokholm

0

Për herë të parë që nga viti 1944, fituesit e Çmimit Nobel të këtij viti në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe ekonomi nuk do të udhëtojnë në Stokholm, ku do të marrin çmimet e tyre për shkak të epidemisë së coronavirusit, njoftuan organizatorët.

Në vend të një ceremonie në kryeqytetin suedez, fituesit do të marrin medalje dhe diploma në vendet ku ata jetojnë, njoftoi Fondacioni Nobel, raporton reuters.

Çmimet tradicionalisht jepen më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, i cili themeloi çmimin. Atë ditë, televizioni suedez do të transmetojë një shfaqje që do të tregojë prezantimin e çmimeve të këtij viti në pjesë të ndryshme të botës.

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel, i cili po organizon Çmimin Nobel për Paqë në kryeqytetin e Norvegjizë, Oslo, ka njoftuar se ceremonia e këtij viti nuk do të zhvillohet në bashkinë e qytetit për shkak të pandemisë së coronavirusit, por në sallën e universitetit ku u dhanë çmimet nga 1947 deri në 1989.

Do të ketë një numër të kufizuar të njerëzve në ceremoninë në Oslo dhe laureatët e këtij viti do të marrin pjesë në ceremoni personalisht ose në internet. Banketi, i cili mbahet tradicionalisht pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqen, është anuluar.

Ndryshe, fituesit e Çmimit Nobel shpallen në tetor dhe ceremonitë mbahen tradicionalisht më 10 dhjetor në Stokholm dhe Oslo.

Artikulli i mëparshëmPutin dekreton urdhërin për indokrinimin e ushtrisë ruse me ideologji dhe propagandë politike
Artikulli i radhësVaksinimi i gjithë botës kundër COVID-19 nuk do të ndodhë deri në vitin 2024