Një aksident i ndodhur në Borizan të Krujës ka zbuluar një rrjet trafiku emigrantësh sirian që po kalonin kufirin në mënyrë të jashtë ligjshme.
Një makinë taksi me kapacitet 6+1 po udhëtonte me 6 sirianë në të, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal pranë Borizanës.
Si pasojë e aksidentit një emigrant sirian ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pesë emigrantët e tjerë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe bashkë me drejtuesin e mjetit janë ndaluar dhe janë shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit të Fushë-Krujës.