Gazetari Julain Kasapi, i cili nëntorin e vitit 2019, vizitoi kampin famëkeq “Al Hol” tha se po krijohet një “aneks” i quajtur kampi “Roxh”.
Në këtë “aneks” sipas gazetarit do vendosen personat që cilësohen si tejet ekstremistë. Sipas informacioneve të gazetarit, ditën e sotme, janë dërguar në kampin “Roxh” dy familje shqiptare.
Pjesë nga intervista:
Julian Kasapi: Faktikisht prej disa kohësh vijojnë të merren persona nga kampi, edhe fëmijë. Aty po krijohet një kamp tjetër, një aneks të quajtur kampi “Roxh”. Kjo për shkak të mbipopullimit të “Al Hol-it”, të gjithë këta persona po merren por ka një specifikë. Të gjithë këta persona që po merren së bashku me fëmijët e tyre konsiderohen si tejet ekstremistë edhe po çohen në kampin “Roxh”.
Eni Vasili: Përse po çohen aty?
Julian Kasapi: Për shkak se janë tepër ekstremist. Kampi “Roxh” është një aneks i kampit “Al Hol”, po popullohet me pjesën më ekstremiste të seksionit të të huajve. Ka fëmijë shqiptarë që janë marrë nga “Al Holi”, njëri prej tyre është nga Maqedonia. Njëri prej djemve, është vëllai i Osama Fidanit, është nga familja e Bekim Fidanit. Djali në të majtën tonë është Osama, djali që ne intervistuam. Vëllai më i madh, i cili është në moshën 15 vjeçare është marrë nga brendësia e kampit është larguar nga dy vëllezërit dhe motra dhe të paktën të gjitha informacionet na sinjalizojnë që ato dërgohen në kampin “Roxh”. Janë marrë nga ushtarët kurt edhe dy familje shqiptare, sipas ushtarëve janë çuar në kampin “Roxh”.