PS vendos: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor miratohen më 1 tetor

0
Takim te selia e PS-së, Rama mbledh drejtuesit e partisë në qarqe - Gazeta  Mapo

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për ndryshimet zgjedhore, ndërkohë që ai pritet të diskutohet në ditët në vijim në Komisionin e Ligjeve.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është vendosur që më 1 tetor të votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshillin Politik ende s’ka konsensus.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, dhe Damian Gjiknuri i PS ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.

Opozita e Bashkuar ka dorëzuar një kërkesë zyrtare që për çështjet ku nuk ka dakordësi Këshilli Politik t’i drejohet ODIHR. Por kjo është refuzuar nga mazhoranca

Artikulli i mëparshëmKonflikti për gardhin/ Futi nën rrotat e makinës komshien, gjykata e lë në burg
Artikulli i radhësFjolla Morina ‘kyçet’ në Kukës/ E vërteta e kaosit me shtatzaninë e këngëtares