BILD
Diktatori bjellorus, Aleksandër Lukashenko, 66 vjeç, është betuar për herë të gjashtë në detyrë në mënyrë surprizë.
Agjencia zyrtare e lajmeve, Belta raportoi të mërkurën se Lukashenko vendosi dorën e djathtë mbi Kushtetutë dhe bëri betimin.
Më pas drejtuesja e komisionit zgjedhor, Lidija Jermochina i paraqiti çertifikatën zyrtare.
Inaugurimi dhe betimi u bënë pa asnjë njoftim.
Zakonisht ceremonia shpallet disa ditë më herët si një akt madhor i shtetit.
Sipas Kushtetutës, inaugurimi duhet të bëhet brenda dy muajsh nga zgjedhjet- pra deri më 9 tetor.
Studiuesja Valery Karbelevich tha se inaugurimi ishte projektuar si një operacion sekret.
Opozita e akuzon Lukashenkon për manipulime serioze zgjedhore gjatë votimeve të 9 gushtit- dhe nuk e njeh fitoren e tij me 80.1 përqind të votave.
Që prej atëhere ka pasur protesta masive në rrugë kundër kreut autoritar të shtetit, të cilat janë shtypur në mënyrë brutale nga diktatori.
BE nuk e njeh fitoren e Lukashenkos.
Më herët, kryediplomati i BE, Josep Borrell kishte mohuar të drejtën e diktatorit për të mbajtur postin. Ai e quajti një pseudo-inaugurim. “Lukashenko ka humbur të gjithë legjitimitetin,” tha ai.
Të hënën nuk u miratuan sanksionet e BE kundër mbështetësve të Lukashenkos për shkak se Qipro vazhdon t’i bllokojë. Qeveria e vendit të vogël kërkon që të miratohen sanksionet nëse BE vendos sanksione të reja ndaj Turqisë.