Përse ‘vala e dytë’ e koronavirusit po sjell kaq pak vdekje?

0
Përse ‘vala e dytë’ e koronavirusit po sjell kaq pak vdekje?

Vala e dytë e koronavirusit në Europë nuk po sjell rritje të viktimave, shkruan gazeta Daily Mail.

Sipas saj, edhe pse rastet ditore në Spanjë kanë arritur në thuajse 15 mijë- numri i vdekjeve është relativisht i ulët.

Për shembull të enjten ishin 240 viktima, shumë më tpak se numri prej 929 viktimash kur rastet ditore ishin 9 mijë.

Në Francë u regjistruan afro 13.500 raste, por numri i viktimave ishte 154, shumë më i ulët se në mes të prillit kur kishte 1400 vdekje për 5500 raste të konfirmuara.

Ekspertët thonë se ka dy arsye për të shpjeguar këtë gjë.

E para, numri i testimeve është shtuar ndjeshëm. E dyta, virusi po prek kryesisht të rinjtë, të cilët përgjithësisht i mbijetojnë sëmundjes.

Nga ana tjetër Suedia, e cila nuk imponoi izolim, vazhdon të ketë një numër të ulët rastesh dhe vdekjesh.

Artikulli i mëparshëmPas ciklonit, sinoptikanët grekë bëjnë paralajmërimin për mot të keq: Preket edhe Shqipëria
Artikulli i radhësVIDEO virale/ Aksidenton këmbësorin te vijat e bardha, zbulon se…