“Air Force Two” me të cilin udhëtonte Mike Pence përplaset me tufën e zogjve, piloti i aeroplanit detyrohet të rikthehet në aeroportin nga ku ishte nisur

0

Aeroplani me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, është rikthyer në aeroportin e New Hampshire, pasi gjatë fluturimit është përplasur me një tufë zogjsh, kanë njoftuar zyra për informim në Shtëpinë e Bardhë.

Bëhet fjalë për aeroplanin “Air Force Two”, me të cilin Pence po kthehej në Washington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit.

Një zyrtar i lartë amerikanë i cili ka dashur të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.

E pas aterimit në New Hampshire, Pence është rikthyer në Washington me një aeroplan për transportimin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportimin e veturave që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Artikulli i mëparshëmI kërkuan të mbajë radhën dhe të respektoj distancën sociale, konsumatorja e nervozuar filloi të thyej shishet e verës në Angli
Artikulli i radhësKatër arsye se përse ecja është një nga ushtrimet më të mira