Përse bora në Antarktik ka ngjyrë të gjelbër?

0

Temperaturat e larta do të mund të krijojnë më shumë ambiente të përshtatshëm për jetesën e algave, të cilat kanë nevojë për borë të lagësht

Siç theksohet në studimin e publikuar në revistën “Nature Communications,”, alga e gjelbër e borës është mikroskopike nëse matet veçmas, mirëpo kur organizmat njëherësh rriten, bora bëhet shumë e gjelbër dhe mund të vërehet madje edhe nga gjithësia, kanë thënë hulumtuesit.

Pllakat e algave të gjelbra të borës mund të gjenden përgjatë bregut të Antarktikut, zakonisht në viset “më të ngrohta”, ku temperaturat mesatare janë diç mbi zero gradë gjatë muajve të verës në hemisferën jugore nga nëntori deri në shkurt.

Sipas hulumtuesve, Antarktiku është pjesë e regjionit i cili ka përjetuar ngrohjen më të shpejtë në pjesën e dytë të shekullit të kaluar.

Në shkurt janë shënuar temperatura të pazakonta të larta, derisa vala e ngrohtë nëntëditëshe ka kallur majën veriore të kontinentit më herët këtë vit.

Artikulli i mëparshëmSi të jeni më të mirë në komunikim: Katër këshilla të thjeshta
Artikulli i radhësAnne Hathaway do ta luajë rolin kryesor në filmin që flet për pandeminë