Nuk ka zgjatur shumë arratia e një personi të ndaluar nga policia, për dhunën në familje.
Burime nga policia thanë se kanë mundur ta kapin, personin i cili u arratis nga ambientet e Policisë së Tiranës.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa mësohet se ai ishte shoqëruar në polici, sepse ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë.
Arratisja ka ndodhur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, në momentin kur po kryenin procedurat.
Personi Ishte shoqëruar në Policinë e Tiranës pasi kishte dhunuar babanë e tij.