Prokuroria heton Drejtorin e TIA: Detyroi bizneset të vijojnë punën

0

Prokuroria fillon hetimet kundër Drejtorit të TIA-s, Costandin Alvensleben me argumentin se ka shkelur urdhrat e qeverisë duke riskuar jetën e mijëra njerëzve nga infektimi prej koronavirusit.

Drejtori i TIA ka detyruar bizneset që të vazhdojnë punën brenda terminaleve dhe të ofrojnë shërbimet e tyre edhe kur ka një urdhër të qartë që ndalon.

Nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës konfirmohet se është regjistruar një procedim penal për shtetasin me kombësi gjermane Costandin von Alvensleben, zyrtar në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv te “Tirana International Aeroport” . Mbi z. Alensleben rëndojnë disa vepra penale.

Neni 242/1 i Kodit Penal përcakton qartë që moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore në funksion të gjendjes së epidemisë apo zbatimit të masave të jashtëzakonshme përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në 6 muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, siç është rasti i Costandin Alvensleben, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

Sipas organit të akuzës, kjo nuk është hera e parë që drejtori i TIA-s kryen shkelje. Rastet janë të përsëritura pasi Costandin Alenslaben në deklaratën zyrtare pohon se ka siguruar stafin me doreza dhe maska mbrojtëse, por nga fotot e publikuara nga vetë TIA rezulton se stafit i mungojnë dorezat dhe maskat mbrojtëse. Alenslaben  rezulton të ketë shkelur pikën 6 për mbrojtje dhe sigurinë në aeroport.

Artikulli i mëparshëmSheiku Nasser Al-Khelaifi: Thirrje për lojtarët të ulin pagat, nuk ka klube të mëdhenj dhe të vegjël
Artikulli i radhësKLGJ/ Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat, ja çfarë duhet të dinë kryetarët