Bylykbashi: Rama po instalon një regjim policor në Shqipëri

0

Edhe ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e quan anti-kushtetuese zgjatjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, për 2 muaj.

Sipas tij, Kushtetuta i jep leje qeverisë ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme vetëm për 30 ditë.

Bylykbashi e sheh edhe më rëndë situatën në Shqipëri, ku thotë se vendi po kthehet në një shtet policor dhe bën thirrje që kjo të mos lejohet.

“Unë kam thënë se ajo që ndodh sot dhe do të aprovohet në parlament është shenja e një epidemie autokracie. Zgjatja me 2 muaj është antikushtetuese. Kushtetuta i jep lejen qeverisë të vendosë një gjendje të fatkeqësisë natyre vetëm për 30 ditë, nëse është e nevojshme për ta zgjatur duhet t’i drejtohet parlamentit me kërkesë. Në rastin konkret është 30 ditë dhe merr masa të jashtëzakonshme, nëse kjo nuk mjafton zgjat afatin jo më shumë se afati i parë. Kushtetuta i jep të drejtë të bëjë një shtyrje të dytë për 30 ditë. Kjo është ajo që ndodh edhe në vendet e tjera. Afati 30 ditor që vendos kushtetuta i shërben të gjithëve, nga parlamenti te opinioni, për të gjykuar masat e marra deri tani. Nëse edhe shtyrja e dytë nuk do të mjaftonte, i drejtohesh parlamentit. Në momentin kur qeveria e vendos për 2 muaj, çfarë e pengon ta zgjasë edhe për 1 vit? Parlamenti është aty vetëm për të miratuar”.

Artikulli i mëparshëmHolandë/ Raportohen 138 të vdekur në 24 orët e fundit. 4054 viktima në total nga COVID-19
Artikulli i radhësKosovë/ Thaçi letër Kurtit: Nuk e shfrytëzuat të drejtën për qeveri të re