Silva Bino është konfirmuar me koronavirus.
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtarja e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë është shtruar të premten tek Infektivi me temperaturë 39 gradë.
Abcnews.al mëson se aktualisht, Bino është në gjendje të stabilizuar shëndetësorë, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa temperatura i është ulur.
Kujtojmë se në këtë luftë me koronavirusin, janë prekur edhe mjekë e infermierë, të cilët përballen çdo ditë me raste të tilla.
Ditën e djeshme u regjistruan 106 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 2 persona.