Një tjetër aktakuzë kundër gjashtë sauditëve për vrasjen e Jamal Khashoggi

0

Prokuroria e Stambollit ka ngritur një padi të dytë kundër gjashtë sauditëve për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Në aktakuzën e dytë për vrasjen e gazetarit Khashoggi, prokuroria po kërkon një dënim të përjetshëm për dy të akuzuarit, për të tjerët deri në pesë vjet burg.

Gjyqi në Stamboll filloi në korrik dhe përfshin 20 shtetas sauditë të dyshuar për vrasjen e Khashoggy, gazetari dhe shkrimtari saudit, një kolumnist në Washington Post, i cili u ekzekutua në 2 tetor 2018 në ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll.

Një gjykatë në Stamboll pranoi një aktakuzë prej 117 faqesh në mes të prillit, të ngritur nga zyra e prokurorit turk në këtë qytet kundër një totali prej 20 shtetasve sauditë të dyshuar për vrasjen e Khashoggi, për të cilët është lëshuar një urdhër.

Në fillim të shtatorit, një gjykatë saudite hoqi pesë dënime të mëparshme me vdekje për vrasjen e Khashoggi dhe i shndërroi ato në 20 vjet burg, ndërsa tre të pandehurit e tjerë morën dënime që varionin nga shtatë deri në dhjetë vjet.

Tetë të dënuar nuk janë identifikuar.

Eksperti i Kombeve të Bashkuara Agnes Callamard e quajti gjyqin në Arabinë Saudite një “parodi të drejtësisë”.

I gjithë gjyqi u kritikua ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut, duke arsyetuar se askush nga zyrtarët e lartë ose dikush i dyshuar për urdhërimin e vrasjes nuk u gjet fajtor. Pavarësia e gjyqësorit është vënë gjithashtu në pikëpyetje.

Khashoggi u zhduk më 2 tetor 2018, kur ishte në konsullatën në Stamboll. Autoritetet turke më vonë njoftuan se ai u vra aty nga një ekip saudit. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Artikulli i mëparshëmPandemia mbyll shkollat, por rihap pub-et: Çudia në shtetin afrikan
Artikulli i radhësShqiptarët po blejnë gjysmën e Venezias, mediat italiane vënë alarmin