Gent Gazheli është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar Gjon Bardhin.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin, i cili u emërua në tetor të 2019.
Ndërkohë Gazheli dha dorëheqjen si ambasador në Turqi në nëntor të vitit 2019. Ai më pas u emërua si drejtor i kompanisë Albpetrol, post të cilin e mbante prej 2 majit të këtij viti.