Debati mes Trumpit dhe Bidenit, fituese edhe Kina

0

Në një debat të shëmtuar presidencial, një nga pak gjërat për të cilën ranë dakord Donald Trump dhe Joe Biden ishte Kina.

Të dy e kritikuan njëri-tjetrin se kanë qenë shumë të butë ndaj Pekinit, raporton CNN.

Trump akuzoi Bidenin se ishte kapur nga Kina gjatë kohës sa ishte nënpresident gjersa Bideni e goditi Trumpin duke thënë se “çfarë pune të shkëlqyeshme” ka bërë presidenti kinez, Xi Jinping në fillim të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Por, derisa Pekini nuk do të ishte fare temë e zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara, ky konsensus i rrallë përfaqëson një tendosje në rritje anti-Kinë në Uashington.

Për dekada, Pekini ka kritikuar demokracinë e stilit amerikan, duke zbuluar të meta (shumë reale) në sistemin amerikan, si justifikim për autoritarizmin kinez.

Megjithatë, kushdo që justifikon reformat ose liberalizimin e Kinës është i detyruar të përgjigjet në dështimin e SHBA-ve.

Ndryshe, mediat amerikane kanë raportuar se debatin e parë televiziv e ka fituar demokrati, Joe Biden.

Artikulli i mëparshëmGenoa zbulon emrat e 11 futbollistëve të infektuar me COVID-19, në listë edhe shqiptari Valon Behrami
Artikulli i radhës“Një herë në një milion raste”, studenti amerikan vdes nga komplikim i rrallë shëndetësor pas infektimit me COVID-19