Ky i fundit akuzoi sekretarin e shtetit të SHBA-së për përpjekjen që ta tërheq Kishën Katolike në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe ka dënuar marrëdhëniet e Vatikanit me Kinën, raporton reuters.
Refuzimi erdhi pasi Pompeo, në një artikull dhe një seri mesazesh në Twitter, akuzoi Kishën për minimin e “autoritetit të saj moral” duke rinovuar një marrëveshje emërimi peshkopate me Kinën.
Pompeo, i cili ishte në Romë të Mërkurën dhe është planifikuar të takohet me zyrtarët e Vatikanit, dënoi edhe një herë Kinën për lirinë fetare.
Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin dhe Kryepeshkopi, Paul Gallagher, thanë se Papa Françesku hodhi poshtë kërkesën e Pompeos për një audiencë sepse nuk dëshironte të takohej me politikanë përpara zgjedhjeve.
Ndryshe, Vatikani dhe Pekini kanë nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare për të emëruar peshkopët kinezë. Kjo marrëveshje skadon muajin tjetër, por duhet të rinovohet.
Zyrtarët e Selisë së Shenjtë thanë se marrëveshja nuk ishte e përsosur, por e përshkroi atë si një hap përpara pas përndjekjesh të katolikëve kinezë që njohin papën.