Pas stuhive të fuqishme dhe rrebesheve të shiut duket se më në fund moti do të marrë një kthesë të madhe në vendin tonë dhe do të rikthehen temperaturat e verës.
Mediat greke bëjnë me dije se rajoni pritet të pushtohet nga rryma ajri të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat të shoqëruara edhe me rërë dhe do të shkaktojnë një efekt të pazakontë në Shqipëri dhe Greqi duke sjellë temperatura 10 gradë më lartë se normalja.
Efektet maksimale do të jenë gjatë të shtunës dhe të dielës ku moti do të tregojë një fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo e ditëve që sapo kaluam.