Qeveria shqiptare përmes dy vendimeve që mbajnë mbishkrim sekret ka pajtuar dy kompani ndërkombëtare për të lobuar për llogari të saj.
Këto dy vendime janë zbuluar dhe publikuar në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas auditimit të financave publike të qeverisë.
KLSH ka zbuluar se paratë e përdorura për lobim janë marrë nga Fondi i Kontigjencës.
Sipas raportit të KLSH qeveria shqiptare përmes këtyre dy vendimeve sekret ka lidhur kontrata me kompaninë e konsulencës “APCO WorldWide” me qendër në Washington dhe “ERNST & YONUG” në Angli.
Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se në datë 23.02.2018 me vendimin numër 115, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme i janë dhënë 127.65 milion lekë dhe 80.40 milionë lekë në total 720.000 euro për lidhjen e kontrate me kompanisë “APCO WORLDWIDE”.
Objekti lidhjes së kësaj kontrate është këshillimi dhe promovimi.
Tre muaj më pas në Maj 2018 qeveria nxjerr një tjetër vendim sekret kësaj here për Ministrinë Financave dhe Ekonomisë, në vlerë 47.25 milionë lekë (375,013 euro) “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG”, për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë”.
Top Channel