Mançester Junajtid ka arritur akordin me sulmuesi uruguaian Edinson Kavanit, teksa ditën e nesërme pritet të vijë dhe zyrtarizimi. Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, Kavani do të firmosë për 2 vite me “Djajtë e Kuq”, teksa do të përfitojë plot 9 milion paund në sezon.
“El Matador” është lojtar i lirë prej 1 korrikut, datë kur u nda pas 7 viteve me PSG, klub ku fitoi 19 trofe.
Për sulmuesin kanë qenë të interesuar Atletiko Madrid, Benfika por edhe Inter Majemi në kampionatin amerikan, por në fund ai është joshur nga “djajtë e kuq”.