Duke iu referuar të dhënave epidemiologjike, mjeku Ilir Alimehmeti tha se fëmijët e ekspozuar kanë më pak gjasa të infektohen në krahasim me të rriturit.
Evidenca tregon që fëmijët deri në 10 vjeç preken shumë më pak se të rriturit nga infeksioni, tha ai në emisionin Hipokrati.
“Nga 1.6 milionë fëmijë që analizoi Anglia tek kopshtet vetëm 70 fëmijë rezultuan të infektuar. Nga ana psikologjike duhet të jemi të qetë, pasi fëmijët janë më të mbrojtur”, tha Alimehmeti.
Ulja e temperaturave, që do shoqërohet edhe me grumbullime brenda në lokale dhe restorante, mund të sjellë rritje të rasteve me COVID në vend. Në një situatë të tillë, mjeku rekomandon shmangien e tyre. Sipas tij, problem janë edhe zyrat dhe shtëpitë, pasi ambientet qëndrojnë të mbyllura.
“Nëse baret dhe restorantet janë problem, duhet shmangni. Problem janë edhe shtëpitë, zyrat. Duhet qarkullim ajri. Problem është transporti sepse është i paevitueshëm. Duhet të mbajmë maske, por jo me hundën jashtë. Nuk hy virusi nga mjekra.”, tha Alimehmeti.