Pandemia në SHBA, Nju Jorku do të izolojë zonat me vatra përhapjeje

0

Nju Jorku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojë kufizimet për të luftuar pandeminë koronavirus. Shkollat, qendrat e shërbimit dhe restorantet do të mbyllen në disa zona të këtij qyteti, në të cilat janë raportuar vatra përhapjeje.

Kryebashkiaku, Bill de Blasio, bëri me dije se izolimi do të vendoset në 9 lagje të Nju Jorkut, ndërsa tha se po monitorohen dhe zona të tjera.

Përveç Nju Jorkut, edhe shtete të tjera amerikane po hasin një rritje të konsiderueshme të rasteve ditore me koronavirus.

Që prej shpërthimit të pandemisë, 7.4 milionë amerikanë janë prekur nga Covid-19, më shumë se çdo shtet tjetër i botës. SHBA mban edhe rekordin e viktimave në nivel global, teksa numëron rreth 210 mijë jetë të humbura.

Artikulli i mëparshëmRregullat e reja të lëvizjes në Shengen: Nga 1 janari 2021 viza online “Etias”. Regjimi për 60 vende, përfshi edhe Shqipërinë
Artikulli i radhësEMRI/ U infektua nga COVID-19, ndërron jetë gazetari dhe komentatori sportiv