Grevë e urisë e naftëtarëve në Ballsh ka hyrë në ditën e nëntë.
Naftëtarët e Ballshit shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën me grevë urie të tyre deri në realizimin e kërkesave nga ana e qeverisë.
Një grevist u shpreh se ‘qeveria mbase pret që të vdesim, por para se të vetëflijohemi do bëjmë diçka të mbahet mend’.
Ndërsa një grevist tjetër tha se “për fëmijët e mi, për fëmijet e naftëtarëve, gjarpër do bëhem e do ta pickoj kryeministrin”.Ndërkohë pritet ardhja e mjekeve nga spitali Ballsh për të vizituar të ngujuarit pasi gjendja e tyre shendetësore përkeqësohet nga dita në ditë.