Polonia, një nga vendet që kundërshton fuqimisht projektin e tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 të udhëhequr nga Rusia, gjobiti të Mërkurën gjigandin rus te gazit Gazprom me ekuivalentin e 7.6 miliardë dollarëve duke thënë se tubacioni dëmton konkurrencën dhe konsumatorët.
Zyra e Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Polonisë, UOKiK, vendosi gjobën maksimale të lejuara – 10 përqind të xhiros së një kompanie – jo vetëm ndaj Gazprom, por edhe ndaj pesë firmave evropiane të energjisë që po bashkëfinancojnë Nord Stream 2, Shell, OMV , Engie, Wintershall DEA dhe Uniper.
Gazprom u gjobit me 7.6 miliardë dollarë amerikanë (29 miliardë zloti polake), ndërsa pesë partnerët evropianë u ndeshkuan me gjoba në total prej 61.4 miliardë dollarë amerikanë (234 miliardë zlotarë polakë), deklaroi rregullatori polak i konkurrencës.
Vendimi mund të apelohet, tha rregullatori.
“Përfundimi i këtij projekti investimi rrit varësinë ekonomike nga gazi rus – jo vetëm në rastin e Polonisë, por edhe të shteteve të tjera evropiane,” tha presidenti i zyrës së konkurrencës Tomasz Chróstny në një deklaratë.
Shtetet e Bashkuara, disa vende evropiane duke përfshirë Poloninë dhe vendet Balltike, si dhe Bashkimin Evropian (BE), kanë shprehur shqetësimin në lidhje me Rusinë e cila përdor shitjet e gazit dhe monopolin e saj të gazit Gazprom si një mjet presioni politik, dhe e shohin Nord Stream 2 si një minim të mëtejshëm të sigurisë energjitike të Europës duke i dhënë Rusisë një tubacion tjetër për të transportuar gazin e saj natyror në tregjet evropiane.
Duke komentuar vendimin e rregullatorit polak, Gazprom tha, siç citohet nga agjencia ruse TASS:
“Vendimi i UOKiK shkel parimet e ligjshmërisë, përshtatshmërisë dhe procedurave të ndershme, ndërsa shuma e paparë e gjobës tregon vendimin për të kundërshtuar zbatimin e projektit Nord Stream 2 me çdo mënyrë.”
Gazprom do të apelojë gjobën sepse nuk ka shkelur ligjet e konkurrencës në Poloni, tha kompania.
Ndërkohë, Danimarka javën e kaluar hoqi pengesën përfundimtare për Nord Stream 2 që potencialisht do të fillojë operacionet në ujërat daneze.
Bursa për datën 7 Tetor 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 392.25 | – 6.75 |
DIESEL | 333.75 | – 9.00 |
BRENT | 40.19 | – 0.88 |
©aktualitet.al