‘Flakë për flakë’ ka qenë përgjigja e presidentit Ilir Meta, ndaj Edi Ramës dhe akuzave që ky i fundit lëshoi gjatë fjalës së mbajtur në asamblenë e PS-së.
Me një shënim të shkurtër në Facebook, presidenti i është përgjigjur thënies së Ramës se ‘Meta do më shumë Margaritën e Monikën’.
Reagimi i Presidentit Ilir Meta:
O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim:
‘Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!’
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!