Anglia fitoi 2-1 ndaj Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa momenti interesant ishte te penalltia e Tre Luanëve.
Vendasit triumfuan në stadiumin Webley me golat e shënuara nga Marcus Rashford dhe Mason Mount me një super gol në pjesën e dytë.
Ishte Thomas Meunier, ai që ia fitoi një penallti Anglisë, për ndërhyrjen që shkaktoi në Jordan Hendersonin.
Mbrojtësi belg u ndëshkua me karton të verdhë, derisa penalltinë në gol e konvertoi Rashford.
Pas takimit, Meunier iu afrua Hendersonit që të diskutonte rreth penalltisë dhe mënyrës se si anglezi ekzagjeroi në rrëzim.
Henderson e kundërshtoi atë, duke i thënë se ishte penallti.