Çmimet e naftës panë një ngritje gjatë ditës së Enjte, duke u rritur me 20% në një kohë që tregjet globale janë dëshmitare të uljes masive të prodhimit nga shtetet e OPEC si dhe tensioneve në rritje ndërmjet SHBA dhe Iranit.
West Texas Intermediate (WTI), treguesi kryesor për Shtetet e Bashkuara, u rrit me 19.7 % ose e përkthyer në vlerë me rreth $2.72. Gjatë mesditës WTI arriti çmimin maksimal prej $18.26, por pati një rrënie të lehtë duke e mbyllur ditën në vlerën $16.50 për fuci.
Brent-i u tregtua gjatë ditës së sotme në vlerën $21.48 për fuci.
Kjo rritje është në vijim të deklaratave të forta të Presidentit Trump, se do të “shkatërrojë” cdo anije Iraniane që provokon ato ameriakane në Gjirin Persik.
Ekspertët shprehen se pavarësisht këtyre rritjeve në vlerë absolute gjatë dy ditëve të fundit, në planin afatgjatë situata kërkon veprim me vendosmëri nga qeveritë e vendeve kryesore prodhuese pasi ulja e mëtejshme e prodhimit është ajo cka do ta clirojë industrinë e naftës nga kolapsi.