U kap me kamionin plotë me drogë afër Janinës, kush është shqiptari i arrestuar nga policia greke (EMRI)

0
pjimage (37)

Si rezultat i një operacioni të finalizuar mëngjesin e sotëm policia greke ka mundur të vërë në pranga dy shtetas shqiptarë.

Shqiptarët, drejtues të dy kamionëve janë ndaluar nga policia për kontroll në aksin Kakavije-Janine, ne vendine quajtur Kranulas dhe u është sekuestruar në njerin prej mjeteve 115 kilogramë marijuanë.

Ndërsa kamioni tjetër kishte për detyrë të kontrollonte rrugën.

Mësohet se një nga shqiptarët e arrestuar është Spiro Dukoli, 29-vjeç dhe drejtonte kamionin me targa AA328ET.

Marijuana e sekuestruar ishte paketuar në 24 pako dhe ishte futur në pesë çanta të zeza. Po ashtu atyre iu gjetën dhe sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro.

Artikulli i mëparshëmNdodh për herë të parë, pinguinët gay bëhen prindër
Artikulli i radhësPinterest rrjeti social më i fuqishëm për momentin