Ndodh për herë të parë, pinguinët gay bëhen prindër

0
Ndodh për herë të parë, pinguinët gay bëhen prindër

Një çift pinguinësh të të njëjtit seks janë bërë prindër pasi kanë adoptuar vezën e një çifti tjetër.

Rojet në akuariumin Oceanogràfic në Valencia, Spanjë, vunë re se Electra dhe Viola po merrnin një vezë nga një çifit heteroseskual.

Pinguinët femrat u bën çifti i parë gay që kujdesen për një vezë dhe e çelën atë me sukses shkruan Metro.

Drejtuesit e këtij akuariumi thonë se Electra dhe Viola janë një çift i jashtëzakonshëm dhe të parët që kanë qënë në gjendje të birësojnë dhe të çelin vezën e një çifti tjetër.

Ata shtuan se çifti u angazhuan në ritualin e çiftëzimit duke përfshirë krijimin e një foleje nga guralecët, para se të merrnin vezën.

Ndërsa në kopshtin zoologjik në Londër ndodhen tre çifte pinguinësh Humboldt të të njejtit seks.

Akuariumi Dingle Oceanworld në Kerry, Irlandë ka tetë çifte pinguinësh të të njejtit seks.

Gjithashtu dhe kopshtetet zoologjike në Berlin, Tel Aviv, Odense, New York dhe Milan gjithashtu kanë raportuar çifte të të njëjtit seks.

Vitin e kaluar Ferrari dhe Pringle, dy pinguinë humbolt në Chipping Norton madje u martuan.

Shkencëtarët pretendojnë se homoseksualiteti ekziston në pothuajse çdo specie, madje 60 % e chimpanzees bonobo formojnë marrëdhënie të të njëjtit seks.

Artikulli i mëparshëm‘E fiksuar’/ Habit modelja shqiptare, zbulon se ka kryer 30 herë testin e Covid-19
Artikulli i radhësU kap me kamionin plotë me drogë afër Janinës, kush është shqiptari i arrestuar nga policia greke (EMRI)