Konferencën e kryetarit të Partisë Demokratike e ka ndjekur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka reaguar menjëherë pas akuzave të lëshuara për aferat e korrupsionit me inceneratorët. Kryeministri Rama ka thënë se kryedemokrati ka nostalgji për kohët kur Tirana lundronte në plehra.
Në vijim të postimit të tij tejet ironizues kreu i qeverisë ka thënë se shqiptarët nuk kthehen më tek plehrat dhe se duke akuzuar qeverinë për pastrimin që po i bën vendit, vetëm po siguron humbjen e tij në zgjedhjet e 25 prillit.