Shpëtohet në Indi, gruaja, të cilën bashkëshorti e mbajti të mbyllur në tualet për një vit e gjysmë

0

35-vjeçarja që ishte mbajtur e mbyllur në një tualet 2 me 2 për 18 muaj, është shpëtuar nga policia dhe zyrtarë të mirëqenies sociale në fshatin Panipatg në veri  të Neë Delhit, transmeton Telegrafi.

Bashkëshorti i saj Naresh Kumar, është arrestuar nga policia nën dyshimin se e kishte mbyllur kundër dëshirës së saj.

Kjo nënë e tre fëmijëve ishte detyruar të jetoj në kushte të mjerueshme, duke iu mohuar e drejta e ushqimit tri herë në ditë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policët gjetën gruan e shtrirë në dyshemenë e tualetit.

E bashkëshorti i saj ka thënë në stacionin e policisë se ajo është mendërisht e sëmurë, dhe se është detyruar ta mbyll për shkaqe sigurie.

Kur iu kërkua ta dëshmojë me ndonjë dokumentet që do të mbështesnin pretendimet e tij, ai nuk ishte në gjendje t’ua tregojë.

Artikulli i mëparshëmParlamenti izraelit miraton marrëveshjen e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe
Artikulli i radhësKamerat zbulojnë gjithçka/ Ankohej për probleme shëndetësore, – punonjësja italiane helmohej nga kolegia që i trëmbej konkurrencës