Sulmi ndaj biznesmenëve, Alibeaj: Raste tronditëse, zvarritja e hetimit kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar

0

Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në vend. Ai ndalet në një shenim në faqen e tij ne facebook tek vrasja e biznesmenit në Himarë dhe tentativa e atentatit ndaj nje biznesmeni tjetër në Tiarnë.

“Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj”, shkruan ish deputeti.

“Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën”, vijon ai.

Ja postimi i plotë:

Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.

Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.

Shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën.

Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!

Image

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Iu bë atentat, biznesmeni akuzon Ben Blushin: Nëse më preket një fije floku mua dhe fëmijëve…
Artikulli i radhësStudimi i fundit: Ja sa mbijeton në lëkurë COVID-19