Ndryshimet klimaterike shkrijnë akullnajat, ekspertët befasohen nga thesaret që zbuluan (FOTO)

0
Ndryshimet klimaterike shkrijnë akullnajat, ekspertët befasohen nga

Si pasojë e ndryshimeve klimatike akullnajat po shkrijnë, mirëpo po nxjerri në dritë edhe thesare të vyera që ishin fshehur prej shekujsh në akuj.

Ekipet e kërkimit kanë zbuluar së fundmi një varg prej fibrash bimore nga 6,000 vite më parë, një figurë antike prej druri, këpucë me lidhëse si dhe mbetjet e një burri prehistorik që ka jetuar 2,800 vite përpara lindjes së Krishtit, bashkë më thesare të tjera të fshehura nën akuj.

Edhe pse ndryshimet klimaterike po zbulojnë relike të jashtëzakonshme, arkeologët janë në garë me kohën, pasi akulli është ai që i mban këto objekte të së shkuarës të ruajtura mirë.

Arkeologia Regula Gubler tha për AFP: “Është një dritare shumë e vogël në kohë. Në 20 vite, këto zbulime do të jenë  zhdukur dhe ky akull nuk do të jetë më. Është pak stresuese.”

Ajo shpjegoi se materialet si lëkura, druri, lëvoret e bimëve dhe tekstilet mund të shkatërrohen nga erozioni. Dhe, arsyeja e vetme që këto relike kanë qëndruar të ruajtura mirë është akulli. Akullnajat në shkrirje janë duke krijuar një grup sitesh arkeologjike, aq i madh është ky grup sa ka lindur një fushë e re kërkimi- arkeologjia e akullnajave.

Ndërsa arkeologët janë të vetëdijshëm për efektin shkatërrues të ndryshimit të klimës, shumë pranojnë se ka krijuar “një mundësi” për të zgjeruar në mënyrë dramatike kuptimin e jetës në male, mijëvjeçarë më parë.

Ndryshimet klimaterike shkrijnë akullnajat, ekspertët befasohen nga
Ndryshimet klimaterike shkrijnë akullnajat, ekspertët befasohen nga
Ndryshimet klimaterike shkrijnë akullnajat, ekspertët befasohen nga
Artikulli i mëparshëmZyrtare: Joshua vs Pulev, zhvillohet me 12 dhjetor
Artikulli i radhësManchester United rikthehet te fitorja, mposht me ‘poker’ Newcastle-n