Konspiracionisti Alfred Cako dha argumentet e tij se pse nuk duhet ta mbajmë maskën pavarësisht urdhrit nga qeveria.
“Një person më shkuajti që e kishte dërguar të atin të infektuar me Covid në spital, dhe një infermiere kishte marrë urdhër nga shefi aty që në darkë eliminojeni këtë.
Dhe infermierja i kishte thënë këtij djalit që hiqe babanë sa më shpejt nga spitali, nxirre. Të nesërmen në mëngjes këtij djalit i kishte ardhur një mesazh që “na vjen keq bëmë të pamundurën për ta shpëtuar, por nuk ia doli,” tregoi Cako i ftuar në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell.