E konfirmon Liverpooli: Van Dijk ka lënduar ligamentet e gjurit – do t’i nënshtrohet operacionit

0

Liverpooli ka konfirmuar se Virgil van Dijk ka lënduar ligamentet e gjurit.

Mbrojtësi holandez u lëndua në barazimin 2-2 të The Reds ndaj Evertonit në të shtunën e kësaj jave.

E gjitha erdhi kur Jordan Pickford bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj tij, duke e detyruar që të largohej nga fusha pas vetëm 11 minutash lojë.

Në vend të tij u fut Joe Gomez dhe Jurgen Klopp pas takimit bëri të ditur se lëndimi i tij është serioz.

Në një njoftim të lëshuar nga Liverpooli, bëhet e ditur se Van Dijk ka lënduar ligamentet e gjurit dhe do të futet në operacion.

Me shumë gjasë, ky edicion për mbrojtësin ka përfunduar dhe do të jetë një mungesë shumë e madhe për skuadrën angleze.

Artikulli i mëparshëmI zhgënjyeri Dybala i është ankuar Paraticit pas ndeshjes ndaj Crotones
Artikulli i radhësLëndimi i Ramosit nuk është serioz, por mjekët këshillojnë që të pushojë ndaj Shakhtarit