Meta mesazh Ramës: Tregoji popullit tënd peng i kujt je…

0

Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për median kishte një mesazh dhe për kryeministrin Edi Rama.

“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor I askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës”, tha Meta

Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës.

“Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo qytetari. Le ta dijnë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja”.

“Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës!”

“Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng”.
“Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng”.

Artikulli i mëparshëm80% e kredisë është e mbuluar me kolateral, niveli më i lartë që viti nga 2012
Artikulli i radhësPartia Demokratike dorëzon në SPAK padinë për inceneratorin e Tiranës/ Rama, Ahmetaj, Koka, Veliaj, Zoto e Mërtiri grup i strukturuar kriminal (Dokumenti)