Emri nuk ndryshon. “EURO 2020” do të quhet kështu edhe pse do të zhvillohet në 2021

0

Pandemia e coronavirusit e detyroi UEFA-n që të shtyjë në verën e vitit 2021 eventin më të rëndësishëm të vitit në futbollin evropian.

Por pas diskutimeve të brendshme dhe me partnerët, Komiteti Ekzekutiv i këtij institucioni ka vendosur që turneu do të njihet ende si “UEFA EURO 2020” dhe nuk do ta ndryshojë.

Ky vendim i lejon UEFA-s të mbajë vizionin origjinal të turneut për të festuar 60 vjetorin e Kampionatit Evropian të Futbollit (1960 – 2020).

Për më tepër do të shërbejë për të kujtuar se si e gjithë familja e futbollit u bashkua për t’iu përgjigjur rrethanave të jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 dhe kohërave të vështira, që Evropa dhe bota duhej të kalonin në vitin 2020.

Një ndryshim i emrin të ngjarjes do të thoshte shkatërrimin dhe riprodhimin e shumë materialeve që kanë logon e “Euro 2020” e për rrjedhojë humbje të mëdha financiare.

Artikulli i mëparshëmLacio ka një garanci nga Imobile, sulmuesi do respektin mbi paratë!
Artikulli i radhësPogba në shitje, nisin lëvizjet te skuadrat më të mëdha në Europë për të afruar kampionin e botës