COVID-19 në shkolla/ Dhjetra raste në Durrës, Elbasan dhe Tiranë e Gjirokastër. MASR: Shkolla ‘Emin Duraku’ është dezinfektuar tri herë!

0
Dëme nga tërmeti, shkollës 'Emin Duraku' i vendoset shiriti

Situatë e përkeqësuar me koronavirusin në shkollat e vendit. Tirana është qarku ku deri më tani, çdo ditë konfirmohen me dhjetëra mësuesë të infektuar. Por numri është i lartë edhe për nxënësit e infektuar. Dosja.al ka mësuar se ditën e sotme, janë konfirmuar në Durrës, rreth 38 raste të reja me koronavirus ku mes të prekurve janë edhe 2 nxënës, me origjinë nga Durrësi që mësojnë në shkollën e Golemit.

Situata është alarmante edhe në Elbasan, ku sot janë konfirmuar të prekur me COVID-19, 8 mësuesë, duke e çuar në total numrin e mësuesve të infektuar në këtë qark në 20. 8 mësuesit e infektuar janë të ndarë në: 2 mësuesë tek shkolla Luigj Gurakuqi; 1 tek Naim Frashëri; 1 në Griqan; 1 tek Qemal Haxhihasani; 1 tek Kristofor Kristoforidhi; 1 në Mengel; dhe një tek shkolla në Katund i ri.

Nga ana tjetër, situata është e rëndë edhe tek shkolla “Emin Duraku” në kryeqytet, ku sot janë konfirmuar si të infektuar 5 mësuesë, duke e çuar në total numrin në 13 të prekur, 10 mësuesë dhe 3 persona që janë pjesë e stafit sanitar të shkollës.

Edhe Partia Demokratike ka denoncuar rritjen e shifrave të mësuesve të infektuar në të gjithë vendin, ku Albana Vokshi, ish-deputete në një vëzhgim jashtë dyerve të shkollës “Emin Duraku” tha se në total janë rreth 320 mësuesë të prekur.  Ndërkohë që në një njoftim zyrtar për mediat, MASR sqaron se mësuesit janë zëvendësuar që procesi mësimor të vijojë pa ndërprerje. Po ashtu janë marrë masa shtesë për të rritur numrin e psikologëve, dhe se është bërë dezinfektimi i ambienteve të kësaj shkolle.

Artikulli i mëparshëmPartia Demokratike dorëzon në SPAK padinë për inceneratorin e Tiranës/ Rama, Ahmetaj, Koka, Veliaj, Zoto e Mërtiri grup i strukturuar kriminal (Dokumenti)
Artikulli i radhësBasha prezanton platformën Anti-Mafia/ Paratë e oligarkëve do ua kthejmë qytetarëve